The Philadelphia Eagles – New England Patriots, ndodh befasia në Super Bowl

Eagles u udhëhoqën për mrekulli nga Nick Foles, i cili bëri një paraqitje fantastike.

Sport

05/02/2018 07:33

The Philadelphia Eagles fituan për herë të parë trofeun e Super Bowl pasi mposhtën New England Patriots me rezultat 41:33 në një duel të jashtëzakonshëm në Minneapolis.

Në mbrëmjen e rekordeve, Eagles u udhëhoqën për mrekulli nga Nick Foles, i cili bëri një paraqitje fantastike duke ia mohuar kundërshtarit ta barazojë rekordin e gjashtë titujve në Super Bown, përcjell “lajm.net”.

Touchdown nga Zach Ertz, më pak se tre minuta para fundit, krijoi epërsi prej pesë pikësh për Eagles por u nevojit një shënim nga Branden Graham pak më pas për ta vendosur përfundimisht fituesin. /Lajmi.net/