The Guardian: Mos e leni pa vizituar Prishtinën e Tiranën

Në mesin e shumë qyteteve europiane ku ju mund të kaloni pushime të mrekullueshme, “The Guardian” ka listuar edhe Prishtinën e Tiranën.

Lifestyle

04/09/2016 14:32

Në shkrimin e “The Guardian” thuhet se këto qytete mund të mos jenë të pasura kulturalisht, por pikërisht për këtë arsye duhet vizituar ato për pushime të fundjavës, njofton Klan Kosova.

Në këtë shkrim thuhet se atraksioni kryesor i Prishtinës është statuja e Bill Clintonit, ndërsa muzeu etnografik sipas tyre është lokacioni që duhet vizituar gjithsesi.

Sipas tyre kafja është e mrekullueshme në Prishtinë, poashtu edhe ushqimi tradicional.

Ndërsa kryeqyteti tjetër i shqiptarëve – Tirana përshkruhet si qyteti i argëtimit, vend kumbues e shumëngjyrësh.

Si vend i preferuar për shëtitje përmendet Mali i Dajtit, ndërsa zemra e jetës së natës është Blloku, një zonë që më parë ka qenë e rezervuar për zyrtarë të lartë partiakë, e tani e shndërruar në enklavë plotë gjallëri me restorante e bare.

Të tjera qytete që janë renditur në këtë listë janë edhe Kotorri i Malit të Zi, Plovdiv e Bullgarsë, Pula në Kroaci, Palanga në Lituani, Ohri në Maqedoni e disa vende të tjera.