The Butler

Lee Daniel’s The Butler është i bazuar në ngjarjen e vërtetë të shërbëtorit afro-amerikan Cecil Gaines (Forest Whitaker), i cili ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë tri dekadave, duke shërbyer në tetë administrata presidenciale. Filmi e ka kryesuar listën e fitimeve për tri javë me radhë, me fitime totale prej më shumë se 90…

ShowBiz

10/09/2013 14:36

Lee Daniel’s The Butler është i bazuar në ngjarjen e vërtetë të shërbëtorit afro-amerikan Cecil Gaines (Forest Whitaker), i cili ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë tri dekadave, duke shërbyer në tetë administrata presidenciale. Filmi e ka kryesuar listën e fitimeve për tri javë me radhë, me fitime totale prej më shumë se 90 milionë dollarë.

Ndonëse kritikët ia kanë atribuuar suksesin “fuqisë marketingore të Oprah Winfrey” dhe “zgjedhjes së mençur të kohës së shfaqjes”, megjithatë në këtë film ka diçka më shumë sesa një hit i verës së vonë.

Filmi filloi të shfaqej gjatë periudhës kur në media diskutohej shumë për çështjet e racës, përdorimin pezhorativ të termit “nigger”, taktikat policore dhe profilizimin racor. Bisedat e tilla i kanë bërë amerikanët të etur për më shumë debate.

The Butler është një kontribut më i madh seç mund të duket nga përmendja e të drejtave civile dhe historive të zezakëve në kontekstin e presidencave amerikane. Ai kërkon të na ofrojë të kuptuarit e sinqertë të psikikës së mashkullit zezak – duke reflektuar në mënyrë delikate dhe të hapur demaskulinizimin dhe zemërimin. Në mënyrë të fuqishme i shfaq “dy fytyrat” të cilat shumë afro-amerikanë besojnë se duhet t’i kenë në mënyrë që të mbijetojnë në Amerikë.

Personazhet me mjeshtri vallëzojnë nëpër kufijtë e nënshtrimit dhe sabotimit, vazhdimisht duke i sfiduar dhe përkrahur perceptimet mbi maskulinitetin dhe feminitetin e njerëzve me ngjyrë.

Ndonëse nuk është pa vërejtje, The Butler është njëri ndër filmat më të rëndësishëm në vitet e fundit që nxit mendime dhe ide. Jo vetëm për faktin se na shtyn ta rishikojmë të kaluarën e errët, por sepse shërben si pasqyrë e vendosur para tensioneve racore të së tashmes.

 Redaktoi: A.M.

The Butler

Rolet kryesore: Forest Whitaker, Oprah Winfrey, Vanessa Redgrave, Robin Williams, Cuba Gooding, Jr., Mariah Carey, Lenny Kravitz, John Cusack, Jane Fonda.

Regjia: Lee Daniel