“The Best është një gënjeshtër”

Për mbrojtësin Jordi Alba, Lionel Messi është në një tjetër nivel nga futbollistët tjerë.

Sport

04/10/2018 11:23

Argjentinasi me dy gola të bukur ndihmoi Barcelonën të marrë tre pikë të rëndësishme në ‘Wembley’, ku mposhti Tottenhamin 2:4.

Pas ndeshjes, i ashpër me FIFA-n është treguar Jordi Alba, që e ka quajtur mashtrim trofeun ‘The Best’.

Trofeu i FIFA-s ‘The Best’ që jepet për lojtarin më të mirë të vitit, kësaj here është fituar nga Luka Modric, ndërsa për rastësi, Lionel Messin nuk është përfshirë as në treshen finale.

“Për mua, The Best është një gënjeshtër. Modric është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Alba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por Messi ndodhet në një tavolinë të veçantë, luan në një tjetër nivel. Ai edhe njëherë e demonstroi se është më i miri në botë”, ka shtuar Alba./Lajmi.net/