“The Beatles” brenda ISIS-it

Nga një grup i xhihadistëve anglez me prijësin e tyre të mirënjohur xhihadisti John është formuar një grup i quajtur “Beatles”, grup i cili maltreton pengjet e marra nga Shteti Islamik.

Bota

16/03/2015 11:11

Kështu e ka përshkruar Javier Espinosa, një peng spanjoll që ka arritur të ikë nga duart e xhihadistëve. Ai thotë se e kanë pritur tre persona, që e quanin veten “The Beatles”.

“I donin skenat. Duke më qethur deri në zero më kishin shtrirë për toke. Mjekra mu kishte rritur. Më kishin veshur me rroba ngjyrë portokalli sikur të burgosurve në Guantanamo. Xhihadisti Xhon tani me emrin e ri Mohammed Emwazi e kishte më së shumti për qejf skenën. Ai me vete kishte një thikë të vjetër ngjyrë hiri”, tregon Espinosa, transmeton Takvim.

Ai ka përshkruar kohët e vështira që kishte kaluar përderisa ka qenë në duart e “The Beatles”.

“E ndjen apo jo? Mund ta imagjinosh momentin kur të të prehet fyti? Nuk mund ta marrësh me mend dhimbjen”, ishin fjalët frikësuese të Xhonit xhihadist tregon Espinosa. (KP)