“That’s mine” publikohet edhe në kanalin e Ledrit në YouTube

Në minutat e parë të ditës së sotme u publikua dueti "That's mine" nga Ledri Vula dhe Gashi.

ShowBiz

15/02/2019 18:59

Gashi e kishte publikuar këtë këngë në kanalin e tij në YouTube, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, reperi u kërkoi falje të gjithë fansave në Kosovë, për shkak se kënga nuk kishte arritur të publikohet ende në kanalin e Ledrit në YouTube.

Por, tashmë kënga u publikua edhe në kanalin e Ledrit, ndërsa ka marrë shumë komente pozitive dhe përkrahje nga kolegët.

Më poshtë mund ta dëgjoni “That’s mine” nga Ledri Vula dhe Gashi. /Lajmi.net/

YouTube player