Thatësira zbulon kishën 400 vjeçare

Mbetjet e një kishe 400 vjeçare kanë dalë në sipërfaqen e një rezervuari në shtetin e Meksikës Jugore, Chiapas.

Fun

18/05/2016 23:16

Thatësira në rajon bëri që niveli i ujit të binte në 25 metra, duke nxjerrë kështu strukturën antike në sipërfaqe, për herë të parë pas shumë vitesh, për të cilën thuhet se ka lidhje me Friar Bartolome de las Casas, Bishopi i parë i Chiapas.

Besohet se ai mbërriti në Meksikë në vitet 1540 së bashku me një grup murgjish, dhe ndërtoi kishën.

Sipas kërkimeve të historianëve, kisha është ndërtuar nga eksploruesit spanjollë.

Kisha fantazmë, e dalë në sipërfaqe, është ngritur 9 metra. E gjithë struktura është rreth 56 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë.

Ndërsa humbi nën ujë kur zona u përmbyt nga qeveria në vitin 1966 për të krijuar rezervuarin Nezahualcoyotl.