Thatësira nxjerr mbi ujë simbole të çuditshme në Indi (Foto)

Për herë të parë në histori, lumi Shamala në Karnataka të Indisë ka pësuar rënie të nivelit për shkak të thatësirave.

Fun

02/02/2016 11:05

Rënia e nivelit të ujit, ka shfaqur një mister që po i trondit arkeologët e këtij vendi, transmeton lajmi.net

Mijëra simbole të gdhendura nëpër gurët e lumit, kanë dalë mbi sipërfaqe të lumit.

Interesant është edhe fakti që ky vend tashmë është shndërruar në destinacion pelegrinazhi për vendasit. Ata i drejtojnë lutje Zotit të tyre ‘Shiva Lingas’, i cili përfaqëson një nga hyjnitë. /lajmi.net