Thaçi zbulon të vërtetën: Taksën ndaj Serbisë e inicioi Enver Hoxhaj në 10%, Kadri Veseli e bëri 100%, Qeveria ka votuar

Presidenti Hashim Thaçi sot ka folur sërish për taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Lajme

07/01/2019 19:32

I pyetur nëse është konsultuar me Qeverinë për mundësitë e heqjes së taksës, presidenti i vendit ka thënë se është konsultuar me ideatorin e kësaj takse, zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, fillimisht në 10%, si dhe propozuesin e taksës 100%, Kadri Veseli, sepse Qeveria më pas vetëm e ka votuar.

“Ata kanë flasin me partnerët e tyre qeveritar”, ka thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar më parë se taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të hiqet kur shteti me presidentin aktual Aleksandar Vuçiqin do të njihte pavarësinë e Kosovës. /Lajmi.net/