Thaçi viziton shkollën e vendlindjes dhe bënë homazhe në Prekaz (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot dy nga fshatrat e Skenderajt, ndër ta edhe Burojën, vendlindjen e tij.

Lajme

26/05/2017 16:24

Thaçi në rrjetin social Facebook ka treguar se vizitoi fshatin Burojë, ku ka takuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore të këtij fshati, me rastin e përfundimit të vitit shkollor.

Si gjithmonë ndjenjë e veçantë sa herë takoj mësimdhënësit dhe nxënësit në vendlindjen time, në shkollën “Abedin Rexha” në Burojë”, ka shkruar ai.

“Nxënësit dhe arsimtarët i urova për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2016/17. Vetëm me një edukim cilësor hapim rrugë për zhvillim ekonomik të vendit tonë”, thuhet më tej në postimin e Thaçit.

Ndërsa në Prekazin e Epërm, Presidenti Thaçi ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Ahmet Delisë.

“Sot në Prekaz të Epërm bëra homazhe pranë shtatores së Ahmet Delisë. Ky komit i njohur në vitin 1912 u shqua për mbrojtje të nderit familjar dhe kombëtar”, ka shkruar Thaçi.

drenica1 drenica2 drenica3 drenica4 drenica5