Thaçi: Vizitat e krerëve të BE-së, dëshmi e perspektivës evropiane

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vizitat e krerëve të BE-së në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane.

Lajme

26/04/2018 21:28

“Vizitat e krerëve të Bashkimit Evropian në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Presidentit, mesazhet e presidentit Tusk janë inkurajuese për vazhdimin e reformave drejt BE-së, transmeton lajmi.net.

“Mesazhet e sotme të presidentit Tusk janë inkurajuese për vazhdimin e reformave dhe dinamizimin e rrugës së pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së”, thotë Thaçi.

Sipas tij, “Ky është adresimi i përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk”. /Lajmi.net/