Thaçi: Veprimi nihilist i opozitës nuk e zbeh rëndësinë e MSA-së

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi duke uruar për ratifikimin e MSA-së thotë se largimi i opozitës nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë.

Lajme

02/11/2015 12:51

E quajti veprim nihilist, largimin e opozitës nga salla, raporton lajmi.net

Ja shkrimi i tij i plotë:

Urime të gjithëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të parës marrëveshje kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje e gëzuar shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave të popullit tonë për integrim në Bashkimin Evropian. Shpreh keqardhjen për largimin e partive të opozitës nga salla gjatë procesit të votimit por gjithsesi jam i bindur se ky veprim nihilist nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme./ lajmi.net