Thaçi vazhdon takimet me elektoratin, sot në Drenas, Skenderaj dhe Mitrovicë

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili pritet të votohet për president gjatë këtij muaji, po i vazhdon pa ndalur vizitat e tij në terren.

Lajme

11/02/2016 14:57

Nuk dihet nëse ai po përgatitet për zgjedhje të reja apo po dëshiron të tregohet i kujdesshëm ndaj elektoratit të tij, por ajo që po shihet është se Thaçi çdo ditë po i viziton nga 2-3 degë të partisë që drejton që 17 vite.

Lajmi.net mëson se Thaçi sot në orën 16:00 do të takohet me strukturat e PDK-së në Drenas, në orën 17:00 me strukturat e PDK-së në Skenderaj dhe në orën 18:00 do të takohet me strukturat e PDK-së në Mitrovicë. /lajmi.net