Thaçi vazhdon me promovimin e bizneseve dhe Fondit për Punësim

Kryeministri Hashim Thaçi vazhdon vizitat në biznese, duke e promovuar njëkohësisht edhe Fondin për Punësim. Sot ai vizitoi një biznes të themeluar nga femrat, të cilat ofrojnë shërbime të amvisërisë dhe gra të cilat kujdesen për fëmijët.

Lajme

28/03/2014 22:26

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë javës ka vazhduar me vizitat në bizneset kosovare dhe fushatën e tij për përkrahjen e Fondit për Punësim, të paralajmëruar fillimisht në muajin shkurt, 2014.

Gjatë vizitës së sotme në firmën “Nina Nana”, të promovuar përmes llogarisë së tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Fondi për Punësim do të ketë derën e hapur për biznese të tilla të vogla.

“Bindem çdo ditë që të rinjtë dhe gratë e Kosovës kanë ide dhe prirje për ndërmarrësi”.

“Vizitova bashkëpronaret e kompanisë Nina-Nana, tri vasha dinamike të cilat kanë punësuar 20 gra tjera si amvise dhe dado. Fondi i Punësimit do të ketë derën hapur për bizneset e vogla kosovare si ky”, ka shkruar Kryeministri Thaçi në Facebook.