Thaçi: Ushtria është meritë e të gjithëve, askush nuk mund ta personalizoj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Lajme

15/10/2018 22:56

Në televizionin T7, shefi i shtetit është pyetur se kujt i takojnë meritat për bërjen e ushtrisë.

Thaçi ka thënë se ushtria s’është meritë e asnjë individi, por e popullit – dhe e të gjithë personave që kanë punuar që ajo të bëhet.

Ai ka hedhur poshtë pohimet se meritor është kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimeve që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së voni.

“Askush s’mund ta individualizojë. Është meritë e të gjithëve”, ka thënë Thaçi për ushtrinë.