Thaçi uron katolikët për Pashkë dhe hebrenjtë për Passover

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi uron që festa e Pashkëve të kalojë me lumturi, shëndet dhe dashuri.

Lajme

05/04/2015 10:27

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi uron komunitetin katolik në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, si dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji.

“Uroj po ashtu komunitetin e vogël hebraik të Kosovës dhe kryetarin e komunitetit hebraik, Votim Demiri, për javën e shenjtë të Passover. Diversiteti fetar në Kosovë është një begati që na forcon shumë si shoqëri, komb dhe shtet”, shkruan Thaçi.