Thaçi uron Erdoganin, thotë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë

Presidenti i Kosovws, Hashim Thaçi e ka uruar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Lajme

24/06/2018 23:29

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.