Thaçi uron Ditën e Flamurit Kombëtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajme

28/11/2014 10:11

“Sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

“Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë euroatlantike. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. HTH”, thuhet në këtë urim të kryeministrit Thaçi.