Thaçi uron boksierin Haxhi Krasniqin

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi e ka uruar përzemërsisht junikasin Haxhi Krasniqi për suksesin e natës së mbrëmshme në boksin profesionist. 

Lajme

27/07/2014 10:01

Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se me këtë sukses krenohet i gjithë kombi.

Junikasi, i cili ka nënshtetësi gjermane dhe lufton nën flamurin e Gjermanisë, aps përfundimit të duelit shpalosi edhe flamurin e Kosovës dhe atë kuqezi, përkrah flamurit të Gjermanisë.

Thaçi ka shkruar se pas suksesit të shqiptarëve në Botërorin e futbollit në Brazil, ky është një triumf i radhës i sportistëve tanë me të cilët krenohet i gjithë kombi.