Thaçi udhëton për Vatikan, takohet me Papa Françeskun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takojë Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, në një audiencë private.

Lajme

15/06/2016 18:30

Siç njoftohet nga Presidenca, Thaci gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, pas takimit me Papa Françeskun, do të takojë edhe Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.

“Gjithashtu, i pari i vendit do të marrë pjesë edhe në drekën e shtruar nga Presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia. Kurse vizitën e tij në Selinë e Shenjtë, presidenti Thaçi do ta mbyllë me pjesëmarrjen në meshën e shenjtë, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë”, thuhet në njoftim.