Thaçi udhëton drejt Davosit të Zvicrës, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Davosit të Zvicrës ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Lajme

22/01/2019 10:36

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ku pritet të marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të botës.

Udhëtimin e Thaçit drejt Davosit e ka konfirmuar edhe kabineti i Thaçit, i cili ka thënë se Zyra e Informimit do të njoftojë zyrtarisht më vonë.

Sikurse herëve tjera edhe në forumin e sivjetmë pritet të marrë pjesë një numër i madh përfaqësuesish të qeverive të vendeve të ndryshme të botës dhe drejtues të ekonomisë në Forumin e Davosit.

Gjithsej forumi pret tradicionalisht rreth 2500 pjesëmarrës që vijnë nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës. /Lajmi.net/