Thaçi tregon se kujt i tha “ikën me bisht nën shalë”

Zv.kryeministri Hashim Thaçi sot në hapsirat e Kuvendit pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të opozitës, ka folur edhe për deklaratën e tij pas protestës së 17 shkurtit, ku kishte thënë se “ata, kanë ikur me bisht nën shalë si qyqarë”.

Lajme

19/02/2016 11:42

Thaçi tha se kjo deklaratë nuk i është drejtuar qytetarëve por tre liderëve opozitarë.

Ai tha se u kërkon falje atyre që e kanë keqkuptuar deklaratën e tij.

“Unë kam thënë vetë për udhëheqësit opozitarë dhe nuk kam thënë për protestuesit të cilët ishin të qetë. Kërkoj falje ndaj atyre që mund të më kenë keqkuptuar”. /lajmi.net