Thaçi: Toleranca ndërfetare, mjeti jonë kundër ekstremizmit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se Kosova ka një histori të gjatë të tolerancës fetare.

Lajme

19/03/2015 20:44

Ai këtë gjë madje e dëshmon edhe me faktin se xhamia dhe kisha në Ferizaj ndaj të njëjtin oborr.

Thaçi nesër do të marrë pjesë në samitin që organizohet në Vjenë, e që për temë ka luftën kundër ekstremizmit.

“Në foto është Ferizaj, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. Toleranca jonë historike, dialogu dhe respekti për të gjitha besimet, si dhe Kushtetuta jonë e avancuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar”.

“Kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerancës”, shkruan Thaçi në Facebook.