Thaçi thotë se UÇK-ja nuk kishte më shumë 15 mijë ushtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe një herë në lidhje me manipulimet e listave të veranëve të UÇK-së.

Lajme

08/10/2018 16:28

Ai në një konferencë për media ka thënë se keqpërdorimet me lista duhet të hetohen dhe se gjithashtu duhet të sigurohet se nuk do të ketë ndërhyrje dhe presion në sistemin e drejtësisë, raporton lajmi.net.

“Keqpërdorimet me veteranë duhet të hetohen dhe  gjithashtu nuk duhet të bërë presion organeve të drejtësisë. Duhet të mbrojmë rendin dhe ligjin, mirëpo duhet të mbrojmë edhe emrin e UÇK-së. Të gjithë e dijmë se në listat e veteranëve nuk kanë qenë më shumë se 12 deri në 15 mijë luftëtarë me uniformë dhe armë në dorë”, ka thënë Thaçi.

Tutje, Thaçi ka përshëndetur hartimin e rezolutës së përbashkët të koalicionit qeverisës për dialogun, duke thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë unikë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Përshëndes vendimin e subjektet politike për hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun. Është e rëndësishme që të jemi  unik në mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka thënë ai. /Lajmi.net/