Thaçi thotë se Serbia ka plan ta aneksojë Kosovën, sikurse Rusia Krimenë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka plan aneksimin e veriut të Kosovës.

Lajme

14/03/2017 12:11

“Serbia ka plan për aneksimin e veriut të Kosovës, sikur Rusia për Krimenë. Këtë e dinë edhe ndërkombëtarët. Unë nuk po them ta formojmë ushtrinë dhe të bëjmë luftë, por Kosova duhet të ketë Ushtri”, ka theksuar  Thaçi.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë ‘Tryezës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri’./Lajmi.net/