Thaçi thotë se nuk pati refuzim takimi nga Vuçiq

Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel, është anuluar. E anulimin e këtij takimi e ka komentuar edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

07/09/2018 13:15

Pas anulimit të takimit në Bruksel në mes të Thaçit dhe Vuçiqit ka folur edhe vet Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton interesin e përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me serbët e Kosovës dhe shpreson që mesazhet e tyre do të jenë në funksion të paqes e stabilitetit.

Thaçi ka thënë se, Kosova i ka institucionet e veta kredibile. Deklaron se secili duhet ta respektojë itinerarin e lejuar dhe se nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/