Thaçi thotë se nëse është në interes të Kosovës do ta vizitojë Ujmanin

Gjatë konferencës së sotme, presidenti Thaçi është pyetur se a do ta vizitojë Ujmanin.

Lajme

13/09/2018 10:38

Ai ka thënë se kurdo që është i disponuar dhe kur një gjë e tillë është në interes të Kosovës do ta vizitojë atë.

Thaçi ka theksuar se askush nuk mund ta parashikojë datën apo javën e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, raporton lajmi.net.

“Duhet të arrijmë një marrëveshje në kohë të përshtatshme kur kemi fokusimin e BE-së. Nuk ka dialog mes shqiptarëve dhe serbëve, por ka dialog mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ajo se çka është me rëndësi është se dita ditës po krijohet edhe një konsensus qytetar në Kosovë. Nëse dikush mendon se nuk do të demarkohet kufiri 430 kilometra atëherë është kjo një injorancë totale”, ka shtuar presidenti./Lajmi.net/