Thaçi tash edhe në Instagram

Kryeministri Hashim Thaçi ka hapur llogari edhe në Instagram. Ai ka postuar edhe një foto të faqes së tij në Instagram përmes të cilës, ka thënë se do të jetë më pranë qytetarëve dhe në dialog të përhershëm me ta.

Lajme

27/01/2014 12:20

Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar sot përmes Facebook’ut se ka hapur një kanal të ri të komunikimit me qytetarë – tani edhe me Instagram.

Ai ka postuar edhe një foto të faqes së tij në Instagram përmes të cilës, ka thënë se do të jetë më pranë qytetarëve dhe në dialog të përhershëm me ta.

“Të nderuar përkrahës dhe dashamirë, ju ftoj të më përcjellin në kanalin e ri të komunikimit që e hapi sot zyra ime e komunikimit – profili im në Instagram”.

“Aty do t’i ndajmë momentet dhe imazhet e fitoreve të kaluara dhe misioneve të reja që na presin. Politika, komunikimi dhe mediet kanë ndryshuar rrënjësisht këto vite, prandaj bashkëbisedimi ynë i drejtpërdrejtë në Facebook, Instagram dhe së shpejti Twitter do të më ndihmon të jem pranë jush dhe në dialog të përhershëm me juve”.