Thaçi: Tani të jetësojmë Misionin e Ri

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, partia e të cilit të dielën doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka falënderuar edhe njëherë qytetarët për mbajtjen e zgjedhjeve, siç ka thënë ai, sipas standardeve evropiane.

Lajme

09/06/2014 14:32

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili të dielën garoi për të fituar mandatin e tretë si kryeministër, ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto të gazetave të përditshme që njoftojnë për fitoren e tij.

“Faleminderit për fitoren tonë të përbashkët dhe urime për zgjedhje të standardeve europiane! Tanimë do të nisim sfidën e radhës, jetësimin e Misionit të Ri”, ka shkruar Thaçi, partia e të cilit sipas Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ka fituar mbi 31 për qind të 95 për qind të vendvotimeve të numëruara.