Thaçi takon shefin e ri të EULEX-it: Do ta fuqizojmë demokracinë

Shefi i ri i EULEX-it, italiani Gabriele Mucci është pritur sot në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka uruar mirëseardhje, duke i ofruar vazhdim të bashkëpunimit. 

Lajme

20/10/2014 12:55

Thaçi i ka premtuar shefit të ri të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, italianit Meucci, se do të vazhdojnë përkushtimin për fuqizim institucioneve të shtetit. 

“Sot pata kënaqësinë të takoja shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, z Gabriele Meucci. I urova mirëseardhjen në Kosovë dhe i dëshirova punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë”. 

“Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në Facebook.