Thaçi takon senatorin McCain

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain.

Lajme

14/04/2017 10:12

McCain në këtë takim është shoqëruar nga ambasadori amerikan Greig Delawie.

Me këtë rast, kryetari i Kosovës do ta dekorojë senatorin amerikan me medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.

McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeminstrin Isa mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij para ligjvënësve kosovarë ai ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese.

Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.