Thaçi takon homologun austriak, flasin për vizat e marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.

Lajme

22/09/2018 11:11

Ai ka thënë se Austria është përkrahëse e fortë e Kosovës në rrugën e liberalizimit të vizave, transmeton lajmi.net.

“Pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH (Foto ilustruese)”, ka shkruar presidentit. /Lajmi.net/