Thaçi takon grevistët, përkrah kërkesat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar për të dytën herë sot grevistët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët po qëndrojnë tash e disa ditë para Qeverisë së Kosovës. Ai i bën thirrje Kuvendit të nxjerr një vendim për kryerjen e këtij obiligimi.

Lajme

19/03/2014 11:56

Hashim Thaçi ua ka kumtuar lajmin grevistëve se Kuvendi i Kosovës e ka futur në rend të ditës kërkesën e tyre për kompensimin e mjeteve për dhjetë vjet sa ata kanë qenë të pushuar nga puna nga ish regjimi serb.

Mbi 900 ish punonjës të Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë mbajtur grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës që nga 13 marsi i këtij viti, duke kërkuar kompensimin e pagave për dhjetë vjet të viteve ’90 gjatë të cilave ishin të pushuar dhunshëm nga puna nga ish regjimi serb i Millosheviqit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka vizituar ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët kanë hyrë në grevë që nga 13 marsi në një tendë para objektit të Qeverisë së Kosovës duke i kërkuar pagat për dhjetë vjet gjatë të cilave ishin pushuar dhunshëm nga puna nga ish regjimi serb i Millosheviqit.

Kryeministri i ka përkrahur grevistët në kërkesat e tyre, duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë ta nxjerr një vendim për kryerjen e këtij obligimi.

Thaçi ka deklaruar se Kuvendi nuk duhet të bëjë politikë por duhet të merr vendim për këtë çështje sa më parë.

Sipas tij, çdo shtyrje mund të jetë krejt politike, e padrejtë, e panevojshme ndaj tyre dhe ndaj familjeve të tyre.

Ndërsa, i pyetur nëse Qeveria ka mjete për realizimin e kërkesave të tyre, ai ka thënë se çdo vendim të Kuvendit Qeveria do ta zbatoi me përpikëri.

Kurse, udhëheqësi i grevistëve, Ali Azemi, ka thënë se ka shpresë se Kuvendi do ta futë kërkesën e tyre në rend të ditës dhe se deputetët do ta votojnë.

Ish punonjësit e Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë hyrë në grevë që nga 13 marsi 2014 dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

(KosovaPress)