Thaçi takon dy gratë Nobeliste të Paqes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Shirin Ebadi nga Irani dhe Tawakkol Karman nga Jemeni, të dyja laureate të çmimit Nobel për Paqe.

Lajme

31/05/2016 17:40

Pjesëmarrjen e këtyre dy grave të njohura për paqe në botë, në konferencën ndërfetare, Thaçi e ka vlerësuar si nderë dhe mësim për Kosovën.

“Kosova mëson nga eksperienca e tyre por edhe ne ofrojmë Kosovën si platformë të dialogut dhe paqes në botë”, ka deklaruar Presidenti Thaçi, transmeton lajmi.net

Ebadi ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 2003 për promovim të të drejtave të njeriut, grave dhe fëmijëve.

Ndërkaq, Karman është laureuar me Nobel në vitin 2011, duke iu njohur kontributi i saj në angazhimin paqësor për të drejtat dhe sigurinë e grave. /lajmi.net