Thaçi takon Dacin: Në dialog do të shtrohet kërkesa e Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Lajme

01/08/2018 15:45

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim është folur edhe për dialogun më Serbinë.

Ai ka thënë se më ish-kryetarin e Kuvendit, janë pajtuar që pjesë e dialogut të jetë institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj

“Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj”.

“Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/