Thaçi takon Bidenin në Munih: Përgjithmonë mirënjohës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kanë falënderuar ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden për përkrahjen e dhënë shqiptarëve. Thaçi e Jahjaga e kanë takuar ndarës atë në Munih të Gjermanisë.

Lajme

17/02/2018 23:58

“I lumtur që pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Mynih të Gjermanisë takova mikun tim dhe të popullit të Kosovës, ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Në emër të qytetarëve të Kosovës, ia përcolla falënderimet më të përzemërta ish- zëvendëspresidentit Biden për mbështetjen e tij që i ka dhënë Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH #kosova10”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Facebook.

biaa bvidd