Thaçi takoi Presidentin e Gajanës, i kërkon ndihmë për njohje të reja

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger.

Lajme

23/09/2017 10:01

Ai tha se mirëpresim emërimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Gajana, thuhet në njoftimin presidencial.

Homologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.

I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.

Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve. /Lajmi.net/