Thaçi takoi Pendarovskin

Kandidati i LSDM-së për president të Maqedonisë, Stevo Pendarovski ka pasur një takim të shkurtër të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Prishtinë.

Lajme

23/04/2014 20:49

Dy politikanët kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe për çështjet me interes për rajonin, duke përfshirë procesin e integrimeve evropiane të dy vendeve.

Pendarovski në Prishtinë ka mbajtur ligjëratën me titull \”Politika e Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje\”, në kuadër të një konference të organizuar nga Universiteti AAB.

Sipas Zhurnali, vizita e kandidatit opozitar të Maqedonisë është vlerësuar si shenjë e qëndrimeve parimore në raport me shqiptarët, gjë që ka qenë e theksuar edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale.