Thaçi takohet me Metën, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Durrës me homologun e tij shqiptar Ilir Meta.

Lajme

09/09/2018 16:04

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë se rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët, përcjell lajmi.net.

Meta ka theksuar se vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm pasi do të garantojë të ardhmen e dy vendeve në BE.

Ndërkohë Thaçi ka thënë se marrëveshja eventuale ndërmjet dy vendeve do të shënonte njohjen reciproke dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Postimi i plotë i Hashim i Thaçit: