Thaçi takohet me Macron

​ Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Lajme

10/11/2018 21:54

Presidenti Thaçi është duke qëndruar atje për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në fotografinë që  ka siguruar lajmi.net shihen dy presidentët duke i shtrënguar dorën njëri tjetrit.

Nesër pritet që në Paris të shënohen disa manifestime për nder të kësaj dite. /Lajmi.net/