Thaçi takohet me homologë të tij në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka takuar presidentët e disa shteteve, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajme

22/09/2017 11:49

Përmes postimit në Facebook, Thaçi tha se me presidenten e Estonisë kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e “e-governance”.

“Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kam zhvilluar takime të ndara me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito, Santo Carvalho.

Me presidenten Kaljulaid diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fushën e “e-governance”, meqë Estonia mbetet model për sistem të avancuar në këtë fushë, u shpreh Thaçi në Facebook.

Ndërsa, thotë se presidentit të Sao Tome dhe Principe i kërkoi vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.