Thaçi s’pret kërkimfalje nga Serbia për gjenocidin në Kosovë (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk e di nëse Serbia do të pranojë se ka bërë krime në Kosovë, por ka paralajmëruar se Kosova do të ngre padi për gjenocidin e bërë nga serbët në Kosovë.

Lajme

27/03/2017 22:30

“Kosova do të ngre padi për gjenocid të Serbisë të kryer në Kosovë, herët apo vonë”, ka thënë Thaçi në Tribuna Channel.

“Se a do të kërkohet falje apo jo, nuk jam i sigurt, sepse ju e shihni që Serbia është e gatshme t’i gëlltit raportet me Kroacinë apo me Bosnjë-Hercegovinën, edhe ato humbjet e turpshme që i ka pësuar, në veçanti në Kroaci, por në raport me Kosovën nuk është e gatshme të gëlltitë asgjë”, është shprehur Thaçi.

YouTube player