Thaçi sot deklarohet rreth dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot do të takojë kryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë.

Lajme

21/01/2019 11:47

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidenti Haashim Thaçi, sot do të takojë kryesuesit e Ekipit Negociator, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, presidenti Thaçi, pritet që në ora 14:20, pas takimit me kryesuesit e Ekipit Negociator, të mbajë konferencë për gazetarë. /Lajmi.net/