“Thaçi s’mund të firmosë marrëveshje që nuk merr në konsideratë faktorin ndërkombëtar dhe popullin”

Analisti politik, Adri Nurellari, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel duhet të nënshkruhet nëse mbron interesat e popullit të Kosovës.

Lajme

03/10/2018 23:38

Ai ka thënë se më këtë marrëveshje do t’i jepej fund një ‘konflikti të ngrirë’.

“Situata është e disfavorshme në Kosovë për të shtyrë një marrëveshje dhe presidenti i di vështirësitë dhe nuk mund të firmos marrëveshje që nuk merr në konsideratë faktorin ndërkombëtar dhe popullin këtu. Në fund kësaj marrëveshjeje do t’i duhet miratimi publik. Përtej kësaj klime të disfavorshme, mendoj se marrëveshja kur ta shohim pa paragjykim mund ta ndërrojë situatën dhe më pas të mbetet e pa miratuar. Por marrëveshja mundëson një rrugë të shkurtër, të vështirë, me kosto por që garanton njohjen dhe anëtarësimin në OKB”.

“Praktika e shkëmbimit territorial është relativisht normale, bëhet mes dy palëve që kanë një konflikt për kufirin. Kemi rastin e Kroacisë që nuk pati marrëveshje për Gjirin e Piranit, që e quan në GJND”.

“Andaj momentet historike duhet parë me vëmendje sepse nuk ke luksin që të kesh konjukturën e njëjtë për të arritë një marrëveshje. Sikur rasti i Maqedonisë me Greqinë që është tash, që në dy vendet kanë qeveri të majta. Dy qeveri që kanë nevojë për Brukselin më shumë se kurrë më parë”, është shprehur Nurellari në Zona B.

Sa i përket çështjeve të negociatave që mbahen pas dyerve të mbyllura, Nurellari është shprehur: “Duhet shpesh për hirë të shtetit të jenë disa procese me dyer të mbyllura. Në rastin e negociatave për hirë të situatave delikate bëhen me dyer të mbyllura. Asnjë politikan nuk do të donte të dukej publikisht se çfarë do të lëshojë pa e ditur se çfarë do të marrë në këmbim. Nuk duhet të surprizohemi që negociatat janë të fshehta, me rëndësi është se marrëveshja do të jetë publike”.