Thaçi: Shumë shpejt do të hapet zyra për çështje ekonomike dhe tregtare në Singapor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Nju Jork ku po takohet me lider botërorë.

Lajme

22/09/2017 13:51

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt Kosova do të hap zyrën për çështje ekonomike dhe tregtare në Singapor, transmeton lajmi.net.

“Kosova, shumë shpejt do të hapë zyrën për çështje ekonomike dhe tregtare në Singapor. Për këtë u pajtuam në takimin që zhvilluam me ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnanin. Kjo zyrë do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe bizneseve të të dyja shteteve”, shkruan ai. /Lajmi.net/