Thaçi: Shumë shpejt do ta shpalli datën e seancës së parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpejt do ta caktojë datën për seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

24/07/2017 10:48

Në fund të takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shumë shpejt do ta shpallë datën e seancës konstituive. “Shumë shpejt do të shpalli datën për mbajtjen e seancës së parë. Këtë do ta bëjë në koordimin me Sekretarinë e Kuvendit”, ka përfunduar Thaçi duke iu kërkuar subjekteve politike të përgatiten për këtë seancë, raporton lajmi.net.