Thaçi shtron darkë për 1,100 punëtorë të arsimit në Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shtruar një darkë për 1,100 punëtorë të arsimit në Prizren.

Lajme

27/05/2014 00:35

Si raporton KosovaPress, kjo nuk është hera e parë që ai shtron darkë për këtë kategori punëtorësh.

Në një foto që ka postuar në Facebook, kreu i PDK-së ka përmendur rritjen e rrogave që ka bërë për këtë kategori, duke thënë që meritojnë edhe më shumë.

“Në mbrëmje u ktheva përsëri në Prizren, ku darkova me mbi 1,100 punëtorë të arsimit. Kam realizuar rritje të njëpasnjëshme të rrogave të mësuesve, por ata e meritojnë çdo euro për punën e tyre të palodhshme me fëmijët tanë. Misioni i Ri nënkupton investime të mëtutjeshme në arsim dhe vende të reja pune”, ka shkruar Thaçi në Facebook.