Thaçi shpreson se do të zgjidhet president këtë javë

Pas takimit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie dhe pretendenti për president të Kosovës, Hashim Thaçi, për mediat tha se shpreson që presidenti i vendit do të zgjedhet këtë javë.

Lajme

23/02/2016 18:33

Ai tha se zgjedhja e presidentit do të bëhet komfor marrëveshjes së koalicionit që PDK-ja ka me LDK-në.

Megjithatë, Thaçi tha se për këtë vendos Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila thërret seancën solemne për zgjedhjen e presidentit me kërkesën e 40 deputetëve.

Ndërsa, sa për takimin e sotëm të Kryesisë së PDK-së, Thaçi tha se, përveçse u bisedua për zgjedhjen e presidentit, këto janë takime të rregullta javore, ku kryesisht diskutohet për përforcimin e institucioneve.