Thaçi: Shpresojmë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit Rexhepi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar mjekët e QKUK-së për trajtimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që pati një komplikim shëndetësor.

Lajme

26/04/2017 14:06

Rexhepi është dërguar për rehabilitim jashtë vendi, ndërsa Thaçi shpreson se gjendja e tij do të përmirësohet.

“Vazhdojmë të shpresojmë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit Bajram Rexhepi pas fillimit të trajtimit jashtë Kosovës. Iu shpreh mirënjohje mjekëve të QKUK – së për kujdesin dhe profesionalizmin që treguan për trajtimin adekuat të z. Bajram Rexhepi”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/