Thaçi shprehet i bindur se Ilir Meta do ta kryejë me dinjitet detyrën e presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen në postin e presidentit të Shqipërisë.

Lajme

28/04/2017 19:30

Ai në facebook ka shkruar se është i bindur që Meta do ta kryejë këtë detyrë me dinjitet dhe përgjegjësi, transmeton lajmi.net

“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetrore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai Metën e ka cilësuar si mik të Kosovës, kurse ka shtuar se raportet ndërshtetërore vetëm do të thellohen.

“Z. Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial.Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, thuhet në postimin e Thaçit në facebook. /Lajmi.net/